Shkodër Community Pets Program

Strehe e Qenve

Programi i Bashkisë Shkodër për Menaxhimin e Qenve Endacakë

Strehëza e dytë e Bashkisë përfundoi në fund të prillit 2024. Me kapacitetin e shtuar, stafi i Departamentit të Bujqësisë ka rifilluar t’i heqë nga rruga qentë endacakë. Dy prioritetet janë (1) pikat e nxehta ku ka shumë qen dhe (2) vendet specifike me qen agresivë. Në përgjithësi, ka pesë mënyra se si mund të përfshihen qentë në këtë program. Mund t’i lexoni ato më poshtë.

Gjatë Operacioneve të Kapjes së Qenve

Gjatë një operacioni për kapjen e qenve, mund të kapen të gjithë qentë që shihen të lëvizin të lirë në zonën përkatëse. Hapi i parë në menaxhimin e qenve të kapur është marrja e një fotografie profili për regjistrimin e tyre në bazën tonë të të dhënave.

Për qentë që e kanë tashmë një tag (matrikull) në vesh, që është simboli që tregon se janë sterilizuar, do të fotografohet numri i tag-ut për dokumentim. Nëse qeni nuk ka nevojë për ndonjë kujdes mjekësor, ai është gati për t’u vendosur në strehëz, duke vazhduar të mbajë tag-un ekzistues.

Për qentë pa tag në veshë, do t’u ekzaminohen veshët dhe zonat përkatëse kirurgjikale. Ndonjëherë, qenve mund t’u bjerë tag-u ose mund të ketë qen që kanë qenë kafshë shtëpiake të sterilizuara që janë braktisur. Nëse është e qartë se qeni është i sterilizuar, do t’i vendoset një tag i ri për të treguar se ai qen është i sterilizuar dhe do të regjistrohet numri i tag-ut të tij. Nëse qeni nuk ka nevojë për ndonjë kujdes mjekësor, është gati të vendoset në strehëz.

Të gjithë qentë e pasterilizuar do të përgatiten për operacionin e sterilizimit (nëse qeni është mjaftueshëm i shëndetshëm për operacion). Përveç fotografive të fytyrës dhe tag-ut të veshëve, këta qen do të kenë edhe fotografi të operacionit në regjistrat e tyre. Të gjithë qenve do t’u jepen antibiotikë dhe do të monitorohen pas operacionit. Kur kirurgu të jetë i kënaqur me rikuperimin e qenit, qeni mund të vendoset me qentë e tjerë në strehëz.

Çdo operacion tjetër që qeni mund të ketë nevojë, zakonisht do të kryhet gjatë operacionit të sterilizimit. Kjo bëhet për të minimizuar numrin e herëve që qeni vendoset nën anestezi.

Përmes Grupeve të Shpëtimit të Kafshëve

Në program pranohen edhe qen që sillen nga grupet e shpëtimit të kafshëve. Këta mund të jenë qen rruge që ata i kanë ushqyer, ose qen të saposhpëtuar që është raportuar nga banorët lokalë ose turistët. Këta qen menaxhohen në të njëjtën mënyrë, por grupi i shpëtimit të kafshëve e ka mundësinë që t’i marrë përsëri qentë miqësorë pas sterilizimit dhe vendosjes së tag-ut në veshë. Nëse ata zgjedhin ta bëjnë këtë, do të regjistrohen si pala përgjegjëse për atë qen.

Përmes Ushqyesve Individualë

Në program pranohen edhe qen që sillen nga individë që i kanë ushqyer. Këta zakonisht janë qen që individi i ka ushqyer, por nuk i ka kafshët e tij shtëpiake. Këta qen menaxhohen në të njëjtën mënyrë, por individi ka mundësinë ta marrë përsëri qenin miqësor pas sterilizimit dhe vendosjes së tag-ut të veshëve. Nëse ata zgjedhin ta marrin përsëri qenin, do të regjistrohen si personi përgjegjës për atë qen

Përmes Raporteve të Dërguara Bashkisë

Kur një kafshim i qenit ose një qen agresiv raportohet tek Bashkia, njoftohet Departamenti i Bujqësisë. Do të bëhet një vizitë në vendin ose shtëpinë e raportuar për të hequr qenin agresiv. Pas sterilizimit (nëse është e nevojshme), raste të ndryshme mund të kenë rezultate të ndryshme

Tre faktorët kryesorë që ndikojnë në rezultat janë rreziku për publikun, niveli i agresivitetit të qenit dhe nëse dikush është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e plotë për qenin. Nëse një person është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e pronësisë, një foto e formularit të lëshimit dhe shënime të detajuara do të shtohen në regjistrin e qenit për referenca të ardhshme.

Përmes Dorëzimit nga Individi që e ka Ushqyer

Ndonjëherë, mund të jetë e nevojshme që një individ që e ushqen një qen, ta dorëzojë atë tek Bashkia. Kjo mund të ndodhë për shkak të sjelljes agresive të qenit ose gjendjes shëndetësore si lëndimi ose sëmundja. Qen të ndryshëm kërkojnë masa të ndryshme, dhe veterinerët zgjedhin masën më të përshtatshme. Në raste të tilla, e falënderojmë ushqyesin që mendon për mirëqenien e qenit dhe sigurinë e publikut.