Përmirësimi i Strategjisë për Menaxhimin e Qenve Endacakë
Ashtu si edhe në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Ballkanit, qentë endacakë kanë qenë një problem prej shumë vitesh në Shkodër. Ndërkohë që popullsia e qytetit tonë rritet dhe ndërsa mësohemi edhe më shumë me turistët, është rritur konflikti mes njerëzve dhe qenve.
Bashkia Shkodër e di se duhet të përmirësojmë strategjinë që kemi përdorur për të menaxhuar qentë endacakë. Prandaj kemi nisur një program për qentë endacakë që financohet dhe operohet nga Bashkia përmes Departamentit të Bujqësisë. Ky program u lançua në fund të prillit 2024 pas përfundimit të strehëzës së dytë bashkiake.
Ky program i ri fokusohet në gjetjen e një balance midis sigurisë së publikut dhe mirëqenies së qenve. Ai do të zgjidhë çështjet aktuale dhe do të parandalojë në mënyrë proaktive problemet e ardhshme. Tre komponentët kryesorë të programit janë strehimi, sterilizimi dhe regjistrimi.
Studimet kanë treguar se programet për qentë endacakë që përfshijnë si strehimin ashtu edhe sterilizimin japin rezultate më të mira dhe që rezultatet zgjasin më gjatë. Por, për të ruajtur atë rezultat pozitiv dhe për të vazhduar përmirësimin, duhet të ketë sterilizim intensiv të qenve endacakë dhe qenve shtëpiakë. Përveç kësaj, duhet të parandalohet braktisja e qenve shtëpiakë dhe këlyshëve të porsalindur. Kjo kërkon regjistrimin e të gjithë qenve në të ardhmen
Zgjidhja e këtij problemi në mënyrë humane do të marrë kohë. Shtimi i strehëzës së dytë dhe menaxhimi i programit brenda përbrenda me kapacitetin për operacione në Departamentin tonë të Bujqësisë do të ndihmojë. Bashkëpunimi nga pronarët e kafshëve shtëpiake dhe grupet e shpëtimit të kafshëve në sterilizimin dhe vaksinimin e qenve në kujdesin e tyre do të jetë gjithashtu shumë i dobishëm. Që nga kujdesi që t’i hedhim mbeturinat në koshat e mbeturinave e deri tek adoptimi i qenve nga strehëzat, të gjithë mund të luajmë një rol pozitiv në këtë përpjekje të rëndësishme.
Bashkia Shkodër mirëpret bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj!